Tifozët shqiptarë nuk e lënë rehat të dashurin e Loredanës, i përmendin Mozzikun gjatë ndeshjes

27 October 2023, 13:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tifozët shqiptarë nuk e lënë rehat të dashurin e

Reperja e njohur, Loredana Zefi dhe futbollisti, Karim Adeyemi, bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë pak muaj më parë.

Kjo romancë u komentua shumë që ditën e parë që u bë publike dhe vijon të jetë në qendër të vëmendjes.

Madje fansat e reperit të njohur, Mozzik, herë pas here bëjnë reagime të ndryshme në lidhje me këtë marrëdhënie.

Teksa Adeyemi po bënte nxehjen për ndeshjen e Champions Leagur, ku skuadra e tij Borussia Dortmund do të luante përballë anglezëve të Newcastle, disa tifozë shqiptarë kanë thirrur emrin e reperit, por janë injoruar nga futbollisti.

Kujtojmë që ishte vetë Mozzik që i hodhi "benzinë zjarrit", teksa pas bërjes publike të lidhjes nga Loredana dhe Adeyemi postoi një foto me fanellën e Bayern Munich, rivalit të përjetshëm të Dortmundit.


Video