“Ti je njeri fallco!” Plas mes Efit dhe Kiarës

4 April 2023, 22:33Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ti je njeri fallco!” Plas mes Efit dhe Kiarës
Kiara dhe Efi

Një debat me tone të larta kanë ndodhur mes Kiarës dhe Efit. Duket se hatërmbetja e Kiarës kundrejt Efit nuk ka përfunduar ende.

Kiara: Ke qenë me mua shoqe. Prej meje je afruar me Luizin.

Efi: Vërtetë e ke?

Kiara: Po.

Efi: Seriozisht? Tani po e marr vesh unë këtë. Unë jam afruar me Luizin që prej gënjeshtrës që bëri. Në momentin që më thua e pashë situatën dhe nuk ka asgjë, i bie që këtu ka gënjeshtër. Ti përballë meje po gënjen sy më sy. Shumë e shëmtuar kjo që po thua.

Kiara: Shumë e shëmtuar kjo që po bën ti për vëmendje. Ti kë folur për mua jashtë, ndërkohë që unë thoja dua të pi kafe me Efin.

Efi: Unë e kuptoj Luizin, nuk kuptoj Kiarën. E kam pyetur je dakord me situatën e ndodhur, më tha dakord.

Kiara: Prisja një telefonatë nga Efi. Nuk i hedh poshtë kollaj njerëzit, por ti më ke vrarë. Njerëzit që më duan më vrasin më shumë. Nuk ke hedhur një foto me mua.

Efi: Pavarësisht sa shoqe e kam Kiarën, mendimin do e jap.

 

 


Video