Në puntatën e fundit të emisionit 'Glamour Zone', kanë qenë të ftuar Joni dhe Mario, shokët e fëmijërisë së Luiz Ejllit, një nga personazhet më të komentuar të dy muajve të fundit.
Ndër të tjera, ata kanë sqaruar përballë moderatores Ester Bylyku, shumë të vërteta sa i përket Luizit. Madje kanë sqaruar edhe thashethemet nëse ai ka kryer një operacion të rrallë.
Por një nga versionet më të përhapura sa i përket Luizit ka qenë se ai luan bixhoz.
Sa e vërtetë është kjo?
“Kjo nuk është e vërtetë. Ky është një sulm ndaj Luizit, madje personin që e nisi këtë thashethem Bledi Manen, produksioni e futi brenda në shtëpi që t’ia thoshte Luizit në sy. Luizi nuk ka probleme me bixhozin”, u shprehën shokët e tij.
“Luizi ka bërë një operacion, por nuk është i rrallë”, shokët e Luizit flasin pasi i ra të fikët
Por nuk mund të lihej pa përmendur edhe sëmundja dhe operacioni i rrallë i Luizit.
Ester Bylyku: Janë përhapur fjalë se Luizi është sëmurë. E vërtetë?
Shokët e Luizit: Absolutisht nuk është e vërtetë. Luizi është shëndosh e mirë.
Ester Bylyku: Disa ditë më parë u bënë virale në rrjetet sociale disa pamje ku u tha se Luizit i kanë rënë të fikët për shkak të 'sëmundjes së rrallë.' Për këtë arsye sipas thashethemeve produksioni fiku kamerat. Sa e vërtetë është?
Shokët e Luizit: Nuk i kanë rënë të fikët dhe aq më pak nga një sëmundje. Si mund t`i bien të fikët një personi dhe të gjithë banorët të qëndrojnë aq të qetë?
Ester Bylyku: Ai ka treguar në një intervistë të mëparshme se ka kryer një operacion të rrallë. Si qëndron e vërteta?
Shokët e Luizit: Po është e vërtetë që Luizi ka kryer një operacion por të siguroj që nuk është shumë i rrallë. Madje nuk është larg. Deri te dhëmballa (qesh).