Tea Trifoni pjesë e Big Brother Vip Albania? Zbulohet vendimi i ish-konkurrentes së Për’puthen

14 December 2022, 12:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tea Trifoni pjesë e Big Brother Vip Albania? Zbulohet vendimi i
Në foto: ish-konkurenja e Për’puthen

Tea Trifoni, vajza që rrëmbeu vëmendjen e publikut në edicionin e dytë të “Për’puthen” do të bëhet pjesë e Big Brother Vip Albania. Lajmi bëhet me dije nga burime për Vip Magazine. Ashtu sikurse kemi mësuar Tea është pjesë e personazheve të njohur që i kanë thënë po ftesës së produksionit që theu rekorde shikueshmërie vitin e kaluar.

Tashmë ka nisur edhe numërimi mbrapsht për nisjen e Big Brother Vip që do të ndezë dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri mbrëmjen e 24 Dhjetorit.

Tea u kthye në një personazh mjaft të komentuar dy vite më parë për shkak të lidhjes që krijoi në emisioninn e dashurisë. Edhe pas përfundimit të këtij formati ajo ka qenë shpesh herë në qendër të mediave rozë për jetën e saj personale.

Kujtojmë se Tea ishte vajza që rrëmbeu vëmendjen e publikut në edicionin e dytë të “Për’puthen” për historinë e saj të dashurisë me Bleart Rexhepin por edhe pas përfundimit të programit ish-konkurrentja ka vazhduar të përflitet për jetën e saj personale.

 



Video