Situata mes çiftit Kiara- Luiz duket se është qetësuar.
Ata kanë folur së bashku dhe janë sqaruar për debatin e ndodhur gjatë ditës së sotme.
Kiara shprehet se është akoma e mërzitur me sjelljen që Luizi bën.
Por pavarësisht kësaj, puthjet dhe përqafimet mes tyre nuk kanë munguar.
Çfarë ndodhi?
Mënyra e komunikimit u kthye sot në temë debati mes Luizit dhe Kiarës. Këngëtari i kërkoi Kiarës që t’i flasë mirë, madje i përmendi edhe tonin e zërit. Ky diskutim ndodhi pak minuta më parë, në kohën kur disa banorë ishin në gjumë e të tjerë po konsumonin ushqim.
Kiara ishte duke i shpjeguar diskutimin e mëngjesit mes tyre, mirëpo duket se nervat e Luizit nuk mbajnë shumë. Ai i kërkoi që të mos bërtiste e të kthehej të komunikonte me të kur të ‘mësojë’.
‘Mendova se të kishte mbetur hatri nga ajo që të thashë dje, me gërrhimën dhe më the në mëngjes jam pa gjumë’- i thotë Kiara.
Ndërsa Luizi i përgjigjet:
‘Mos bërtit, kur të mësosh të flasësh lehtë, hajde flasim. Mëso të flasësh’
View this post on Instagram