Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Atdhe Xharavina, i cili u bë i njohur për publikun në emisionin "Përputhen" ka folur mbi aventurat gjatë pushimeve me të ëmën.
Ai tha se nuk kishin pushuar bashkë prej kohës kur ishte fëmijë dhe i sëmurë. I pyetur nga moderatorja, Atdheu pohoi se ka vuajtur për shumë kohë nga një sëmundje kockash.
“Shkova jashtë shteti dhe me kurën e tyre u shërova për 2 muaj”, tha ai.
Nga ana tjetër ish konkurrenti i “Përputhen” u shpreh i zhgënjyer nga lidhjet e dashurisë, pasi sipas tij, vajzat sot shohin vetëm interesin.
“Si partnerja e gruaja nëse gjejnë më mirë ikin, kurse mami është gjithnjë aty.” tha Atdheu në emisionin "Ftesë në 5".