Tani nuk e sheh si dhunë psikologjike “avantazhin” që iu dha Kiarës: Më mirë është të të ulin me këmbë në tokë

10 March 2023, 17:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tani nuk e sheh si dhunë psikologjike “avantazhin” që iu
Tani dhe Kiara

Shumë u diskutua një avantazh në lojë që iu dha Kiarës nga BBVA të martën. Asaj iu tregua një klip me disa nga lajmet e shkruara nga mediat online për ta, pjesa më e madhe të bazuara në thashetheme dhe të nxjerra jashtë kontekstit. Mes tyre ishin përmendur edhe dy nga historitë e dashurisë së moderatores. 

E gjitha erdhi si një tronditje për Kiarën, e cila nuk e di çfarë bëhet jashtë. Pafund njerëz në mediat sociale kritikuan produksionin dhe e cilësuan këtë si një dhunë psikologjike. 

Lidhur me këtë ka folur edhe Tani. Ai tha se është më mirë të të ulin në tokë, sesa në fluturim.

"Unë fjeta në 8 dhe u zgjova në 11 (mbrëmjen e spektaklit). Por mesa pashë shkurtër, më mirë është të të ulin me këmbë në tokë sesa në fluturim. Me ato videot që i kanë treguar, i kanë thënë "ndrysho drejtim". "Ndërro lojë"! A më kishte nominuar mua? Pse më kishte nominuar? A ta merr mendja se i kam bërë unë gjë asaj? Unë kur hyja në dhomën e rrëfimit Kiara nuk e llogarisja fare (për ta dominuar)”, tha Tani në TikTok.

Kiara habiti pak javë më parë duke nominuar Tanin. Arsyeja e saj ishte "E kam më larg nga të tjerët".

Por, pjesa më e madhe e publikut e pa si një veprim hakmarrjeje ndaj Luizit. Kjo jo vetëm sepse Tani ishte mik i ngushtë i Luizit, por edhe se ky i fundit u shpreh se bllokoi Kiarën në lavaman sepse nuk donte të rrezikonte Tanin duke e çuar në nominim. 

Edhe pse ia tha këtë Kiara nuk e priti mirë, duke thënë se Luizi vendosi shokun e tij para saj dhe e quajti egoist. Dhe për t'i vënë vulën nominoi Tanin. I ftuar në “Fun Club”, Tani tha se nuk u mërzit aspak madje iu duk për të qeshur dhe se nuk i intereson nominimi i saj.


Video