Takimi i parë me ‘vjehrrin’! A do ndihej në siklet përballë Sabianit? Si përgjigjet Kristi

24 February 2023, 18:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Takimi i parë me ‘vjehrrin’! A do ndihej në siklet
Keisi dhe Kristi

Keisi dhe Kristi tashmë janë çifti numër 2 në shtëpinë e ‘Big Brother’. Puthjet, ledhatimet, përqafimet nuk mungojnë, por mungon kurorëzimi: puthja në buzë, e cila pritet të vijë në momentin e duhur, kjo sipas Kristit. Po si do ndiheshin ata të dy nëse do duhet të takojnë familjet respektive? Për këtë u pyetën në emisionin që zhvilluan në mëngjes.

Kristi u shpreh se do kishte pak siklet kur të takonte Sabianin, mirëpo nuk do e kishte problem.

“Po problem. Siklet ke gjithmonë. Siklet ke kur shikon babain tënd. Dy muaj po të kishim e njëjta gjë do ndodhte, ai për këtë arsye do vinte këtu, të më shikonte”

Ndërsa Keisi mendon se takimi me Robert Aliajn do ishte shumë i sikletshëm, aq sa do ngelte pa fjalë.

“Nuk mund ta përshkruaj, besoj se në ato momente do ngel, do ngec, aq sa do i jap dorën, përshëndetje”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

 


Video