Surprizohet nga Genco, Shën Valentin-i i Efit nuk mund të ishte më romantik se kaq (FOTO)

15 February 2023, 16:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Surprizohet nga Genco, Shën Valentin-i i Efit nuk mund të ishte
Efi Dhedhes

Efi Dhedhes mungoi në Prime-in e mbrëmshëm të “Big Brother Vip” për një arsye shumë të bukur: Shën Valentini.

Pas daljes nga reality-show, ish-banorja po shijon romancën e saj me partnerin, të cilin nuk ka preferuar ta prezantojë me publikun.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga një ambient mjaft romantik me qirinj e trëndafila. “Valentin në shtëpi”-ka shkruar Efi krahas një fotoje të ndarë.

Kujtojmë se gjatë qerndrimit në shtëpinë e BBV, Efi ka treguar se të dashurin e saj e thërret "Genco" dhe se ai është me profesionin ekonomist. Ajo ka treguar gjithashtu se qetësia e tij e ka bërë për vete që në fillim dhe se partneri i saj e ka mbështetur në vendimin për të marrë pjesë në “BBV”.

Surprizohet nga Genco, Shën Valentin-i i Efit nuk mund të ishte


Video