“Streamer”-i i famshëm IShowSpeed “LIVE” në Shqipëri, pritet edhe nga Edi Rama në zyrë (PAMJET)

20 June 2024, 15:32Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Streamer”-i i famshëm IShowSpeed “LIVE” në
Streamer-i IShowSpeed dhe kryeministri Edi Rama

Streamer-i i famshëm amerikan, IShowSpeed ka vizituar sot Tiranën, prej ku ka transmetuar drejtpërdrejt edhe eksperiencën e tij.

Menjëherë qindra të rinj dhe të reja i janë bashkuar “Youtuber”-it që numëron plot 25 milionë ndjekës, dhe miliona të tjerë në Twich.

Speed është pritur edhe nga kryeministri Edi Rama, teksa ka transmetuar “live” të gjithë vizitën e tij në Kryeministri. Rama i ka firmosur atij një libër me pikturat e realizuara prej tij.

Speed, emri i vërtetë i të cilit është Darren Jason Watkins Jr, ka vizituar më pas dyqanin e reperit Noizy, ku i kanë bërë dhuratë disa bluza dhe  aksesorë.

Për ta nxjerrë prej butikut, për shkak të numrit të madh të të rinjve që ishin mbledhur aty, është dashur edhe ndërhyrja e sigurisë së stadiumit "Air Albania".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)



Video