Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

"Vëllai i Madh" i ka vënë ditën e sotme banorët përpara një sfide mjaft të lezetshme.
Në mbrëmje ata duhet të organizojnë një dasmë dhe rolet duhet t'i ndajnë vetë. Ashtu siç edhe pritej dhe u përmend në spektaklin e kaluar, nusja dhe dhëndri do jenë Luizi dhe Kiara.
Banorët e tjerë duhet të ndahen në rolet e krushqve të të dy palëve, familjarët dhe një prej tyre duhet të bëhet prift, hoxhë ose kryebashkiak.
Surpriza që lumturoi më shumë luizin ishte detaji se dasma do organizohet me muzikë live.