Nëse sezonin e shkuar të Big Brother Vip Albania", trekëndëshi i krijuar i dashurisë ishte Bora-Donald-Beatrix, me dy personazhe brenda shtëpisë dhe një jashtë saj, duke se në sezonin e tanishëm trekëndëshi është Luiz-Kiara-Butrint.
Moderatorja i ka kujtuar shpesh herë brenda shtëpisë gjatë bisedave me banorët e tjerë, momentet e dashurisë që ka kaluar me Butrint Imerin. Por, ajo aty u dashurua me Luiz Ejllin, të cilit i thoshte ke 0 shanse në fillim, por tani i kanë dhënë shumë deklarata të forta dhe premtime të mëdha njëri-tjetrit.
Por, duket se historinë e Kiarës me Luizit e ka shfrytëzuar jo pak dhe Butrint Imeri, i cili pak kohë më parë i vendosi kurorën e mbretëreshës Kiarës në një foto në InstaStory, teksa la dhe të dyshohej se do të futej brenda shtëpisë.
Më 17 shkurt, Butrinti ka dhënë një koncert në Itali dhe aty ai përveç këngëve të tij, ai ka zgjedhur të këndojë dhe refrenin e një kënge tjetër. Bëhet fjalë për këngën "Për një dashuri" të Ermal Fejzullahut.
"Ti që sot je me tjetërkënd, dhe shumë ëmbël ti, i buzëqesh
Gjersa unë pas teje, dua dhe s'dua të vdes, për një dashuri." janë vargjet që ka kënduar Butrinti.
Por, kjo nga fansat është marrë si një mesazh për Kiarën dhe pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit.