Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Nata e dytë e spektaklit të famshëm, Big Brother VIP 3 starton në orën 21:00.
Spektaklin do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.
Këtë mbrëmje shtëpisë do t’i shtohen 6 banorë të rinj, personazhe VIP nga fusha të ndryshme.
Aktualisht në BBV3 janë 18 banorë të cilët kanë ndezur debate të forta me ofendime, ende pa u njohur me njëri-tjetrin.
Big Brother Vip Albania nuk është thjesht një reality show televiziv i zakonshëm. Në Shqipëri ky program është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik.