
Zhaklin Lekatari ka qenë këto ditë në qendër të mediave. Opinionet e saj në BBV, janë parë shpesh si arsye për t'u sulmuar nga fansat e banorëve të shtëpisë.
Sot në rrjete sociale kanë qarkulluar disa foto, në të cilat Zhaklina shihet e shqetësuar dhe mikesha e saj po e ngushëllon. Pranë dy vajzave ndodhen edhe disa efektivë policie.
Mediat kanë folur për një sulm ndaj opinionistes, më konkretisht, se disa fansa i kanë thyer xhamat e makinës.
Por Policia e Shtetit mohoi që kjo ngjarje ka ndodhur.
“Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për një automjet të dëmtuar në afërsi të stadiumit "Dinamo", ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë”-thuhej në reagimin e policisë.
Megjithatë, ajo që shihet nga fotot është se Lekatari është e shqetësuar. Çfarë i ka ndodhur opinionistes së BBV?