Situatat dhe deklaratat për të birin, e ëma e Jozit, në gjendje të rëndë psikologjike

30 January 2025, 12:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Situatat dhe deklaratat për të birin, e ëma e Jozit, në

I afërmi i Jozit ka bërë një deklaratë prekëse së fundmi.

Teksa ishte i ftuar në një emision ai tregoi se e ëma e banorit të “Big Brother VIP Albania”, Jozit, është në gjendje të rëndë psikologjike.

Shkak për gjendjen e saj shëndetësore u bë deklarata e gazetares Dasara Karaiskaj dhe Bernard Hulme, ish-banorit të BB.

“Sapo kam komunikuar me vëllain dhe me nënën. E ëma e Jozit është në një gjendje psikologjike jashtëzakonisht shumë të rëndë” tregon i afërmi i këngëtarit.

Kujtojmë se gazetarja tronditi rrjetin duke deklaruar se Jozi është homoseksual, ndërsa dy ditë më parë, të njëjtin mendim pati dhe Bernardi, duke shtuar dhe dy emra të tjerë; Laert Vasili dhe Klajdi Musabelliu.

Megjithatë, Dasara u tërhoq nga deklarata e saj më pas, duke kërkuar falje dhe duke u shprehur se Jozi nuk është homoseksual.


Video