Shuhet legjenda e Alternative Rock, muzikanti dhe producenti i famshëm Steve Albini

8 May 2024, 20:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shuhet legjenda e Alternative Rock, muzikanti dhe producenti i famshëm
Steve Albini

Steve Albini, i konsideruar si një prej njerëzve më influencues të muzikës alternative Rock, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare nga një sulm në zemër.

Albini ishte pjesë e grupeve muzikore të "underground" Rock si Shellac dhe Big Black, por konsiderohej edhe si një legjendë në studion e regjistrimit.

Ai regjistroi "In Utero" të Nirvana-s, "Surfer Rosa" të Pixies, "Rid of Me" të PJ Harvey dhe shumë albume të tjera klasike që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës botërore.

Albini lindi në Pasadena, Kaliforni dhe ishte me origjinë të largët nga Italia.


Video