E teksa finalja e madhe e “Big Brother VIP” po afron, banorët kanë dhënë opinionet e tyre se kush nuk e meriton ta fitojë çmimin e madh.
Sipas Efit, Kristi nuk duhet ta fitojë këtë Big Brother, pasi nuk ka treguar shumë nga vetja brenda shtëpisë.
Efi bëri analizën e saj për rrugëtimin e tij, ku përmendi faktin se ai ka qenë shumë enigmatik, e dukej sikur do tregonte diçka, por nuk ndodhi kështu.
Efi e vijoi mendimin e saj duke shtuar se Kristi është përfshirë në debatet e Luizit dhe Oltës, por asnjëherë nuk ka krijuar një debat të tijin.
Ajo tha se ai meriton finalen, pasi ka qenë një karakter i veçantë në atë shtëpi, por nuk meriton të jetë fituesi.
“Kristi nuk e meriton ta fitoj çmimin e madh pasi nuk ka treguar shumë anë të tij këtu brenda. Pasi e nisëm njëkohësisht këtë rrugëtim mendoja e ka diçka të cilën ai po e fsheh ishte shumë enigmatik, ishte shumë ndryshe, mbante distancë nga ne të tjerët, por kjo gjë me kalimin e kohës e pashë që nuk ndodhi. Më pas filloi të fshihej disi në debate pra gjithmonë ka qenë i përfshirë në debatet e dikujt tjetër, të Oltës ose të Luizit.
Në mendjen time është gjendur fituesi i cili nuk është Kristi, fituesi duhet të këtë treguar shumë anë të karakterit këtu brenda duhet të kishte shumë energji një gjë të cilën unë nuk e kam parë nga Kristi fare. Ai është shfaqur tani kohët e fundit, nuk po them se është i paaftë, ai e meriton të shkojë në finale, unë nuk e mohoj këtë gjë, por për të fituar nuk mendoj. Ka banorë/ banore të tjerë që e meritojnë për ta fituar çmimin e madh”.