Artisti Ledri Vula ka rrëfyer nëse është penduar që nuk ka vazhduar lidhjen me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Ai është shprehur që do të jetë pjesë e tregut shqiptar dhe jo atë ndërkombëtar, pasi nuk do të jetë larg familjes.
A je penduar që vazhdove lidhjen me Dua Lipën sepse kjo mund të të kishte futur në një treg ndërkombëtar?
“Unë dua të mbes në tregun tonë, po të doja do kisha bërë me të jashtmit, por unë vazhdoj me bo këngë me kolegë, s’dua të jem larg familjes”, tha Ledri.
Ledri Vula gjithashtu ka zbuluar mesazhin që ka marrë nga Dua Lipa.
“A të kallëzoj të drejtën, më ka bërë përshtypje duke e marrë parasysh që është një yll botëror, se nuk e kam prit që të më përgëzonte pas natës në Sunny Hill, s’më ka shkruajtur vetëm mua, por mua edhe Lumin na ka shkruar Dua Lipa”, tha Ledri.
Këngëtarja shqiptare që Sara i ka ndaluar Ledrit të bashkëpunojë?
Duket se Sara Hoxha nuk është tipi xheloz i femrave, pasi nuk e ka ndaluar bashkëshortin e saj reperin Ledri Vula që të bëje bashkëpunime muzikore me asnjë nga këngëtarët.
I pyetur nëse e ka të ndaluar të bashkëpunojë me ndonjë këngëtare, Ledri Vula tha se kur nuk i është ndaluar të këndojë me Dafina Zeqirin, nuk do të ketë pengesë për asnjë këngëtare tjetër.
Kush është këngëtarja për të cilën Sara është bërë xheloze për ty dhe të ka ndaluar të bashkëpunosh?
Sara kur nuk më ka ndaluar të bëj këngë me Dafinën për të tjera nuk bëhet xheloze.
Zënka më e madhe që ke pasur me Sarën dhe gënjeshtra më e fundit që i ke thënë?
Unë kam qejf me lujt videogames shumë, dhe ka disa ditë që luaj shumë e disa ditë rri me familjen. Mbrëmë e kam gënjyer që nuk po më zinte gjumi vetëm që të luaja videogames.