“Shpirtin naj kalle, harrove të më mësoje se si..."/ Vdes në burg daja i Mozzik dhe Getinjos, postimi prekës i reperit

13 December 2022, 21:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Shpirtin naj kalle, harrove të më mësoje se si..."/
Mozzik dhe Burim Hetemi

Në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan gjatë ditës së sotme, një i burgosur është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij.

Mediat kosovare raportojnë se personi i cili u gjet pa shenja jete është Burim Hetemi, rreth 40 vjeç nga Ferizaj.

Mësohet se ai kishte lidhje familjare me reperin e njohur kosovar, Gramoz Aliu i njohur në skenë si “Mozzik” dhe vëllain e tij Getoar Aliu, i njohur si Getinjo.

Mozzik ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të dajës së tij. 

"O dajë krejtë mi ke msu veq qysh me ia bë pa ty harrove me ma msu! Shpirtin naj kalle o daja jem ma i miri  Të Allahut jemi dhe te Allahu do të kthehemi ! Sot ka ndrru jetë Daja im , vëllau i Nanës Burim Hetemi . Të dua dajo shumë , ki mem mungu shumë amo shumë! Për vorrim ju mbajmë të informuar", shkruan ai.


Video