Shkëlzeni martohet me Arminën, Berisha i uron me një gotë verë ne dorë: Dua të them dy fjalë... (VIDEO)

25 September 2022, 20:47Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkëlzeni martohet me Arminën, Berisha i uron me një gotë
Familja Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një foto nga dasma e djalit të tij Shkëlzen Berisha dhe moderatores  Armina Mevlani.

“Sonte dasëm në familjen tonë dhe unë dua të ndaj me ju miq gëzimin e saj.

Shkëlzeni dhe Armina kurorëzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre! Zoti i bekoftë!“, shkruan Berisha.

Ndërkohë, gjatë dasmës, Berisha ka bërë edhe një urim përpara të ftuarve.

Berisha në hapje të dasmës me një gotë verë në duar ka falenderuar të gjithë të afërmit dhe miqtë që i janë bashkuar në gëzimin e tyre.

“Të dashur familjarë, të dashur miq. E dashur Arben dhe Mimoza. Të dashur dhe Armina dhe Shkëlzen. Dasmat fjalime nuk duan, ndaj dhe unë shkurt dua të them dy fjalë. Dua nga zemra të uroj Arminën dhe Shkëlzenin të cilët kurorëzuan dashurinë dhe miqësinë e tyre disa vjeçare sonte në këtë ceremoni, këtë dasëm me miqtë të afërmit e tyre”, dëgjohet të thotë ish-kryeministri.

 


Video