Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani kurorëzuan mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre 9-vjeçare në një dasmë përrallore që duket të jetë dasma e vitit.
Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit në një festë spektakolare me rreth 300 të ftuar në një agroturizëm në Shijak, në shoqërinë e miqve dhe njerëzve më të afërt. Pjesë e dasmës ishin të ftuar dhe shumë personazhe publikë.
Gjatë ceremonisë Armina shkëlqeu me fustanet që kishte zgjedhur për ditën e saj më speciale, teksa nuk munguan as kërcimet tradicionale.
Mbrëmjen e sotme, Shkëlzeni ka publikuar në rrjetet sociale, disa foto nga ceremonia e dasmës, e cila u bë kryefjalë e medieve rozë. Ai nuk ka shkruar asgjë krahas fotove, duke i lënë ato të flasin vetë.
Në këto foto të postuara nga Shkëlzeni, padyshim nuk kanë munguar komentet uruese dhe pëlqimet e shumta.