Sheshohen tensionet? Mbreti Charles fton zyrtarisht Princin Harry dhe Meghan Markle në kurorëzimin e tij

6 March 2023, 13:33Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sheshohen tensionet? Mbreti Charles fton zyrtarisht Princin Harry dhe Meghan

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë marrë një ftesë nga Mbreti Charles për të marrë pjesë në kurorëzimin e tij të shtunën, më 6 maj. 

Fillimisht, pati spekulime nëse monarku do t’i bënte ftesën djalit dhe nuses së tij pas marrëdhënieve të tyre të tensionuara të vazhdueshme.

Princi Harry e trajtoi këtë çështje në intervistën e tij në ITV me Tom Bradby. Sipas redaktorit mbretëror të The Sunday Times, mbreti Charles tani e ka ftuar çiftin.

Një zëdhënës i Dukës dhe Dukeshës së Sussex tha: “Mund të konfirmoj se Duka ka marrë së fundmi korrespondencë me email nga zyra e Madhërisë së Saj në lidhje me kurorëzimin”.

Duhet theksuar se ende nuk është bërë e ditur nëse Princi Harry dhe Meghan Markle do të marrin pjesë.

Përveç anëtarëve të familjes mbretërore, ata që mund të jenë në listën e të ftuarve përfshijnë Kryeministrin, krerët e shtetit dhe anëtarët e tjerë mbretërorë nga e gjithë bota.


Video