
Këngëtarja Sheila Haxhiraj publikoi pak kohë më parë këngën e saj më të fundit të titulluar "Makalina". Në videoklip, Sheila shfaqet bashkë me një vajzë tjetër, topless dhe të mbuluara me qese transparente. Ajo deklaroi se kënga bazohej në një histori të sajën personale.
Lidhur nga këto fakte, fansat aluduan se këngëtarja ka qenë në një lidhje romantike me një vajzë tjetër. Lidhur me këtë, ka reaguar për herë të parë vetë këngëtarja.
Sheila Haxhiraj ka treguar se kënga s'ka të bëjë fare me një histori të tillë, por i dedikohet një shoqeje që ka ndërruar jetë për shkak të leuçemisë dhe që ka qenë si motër për të.
“Makalina është bazuar në histori personale. Para shumë vitesh kam humbur një prej mikeshave të mia më të mira e cila nuk i ka shpëtuar dot sëmundjes së leuçemisë. Këtë histori vendosa ta shpreh përmes këngës. Ishte më shumë se një shoqe, ishte motër. Kam qarë, qeshur me të. Ka ditur shumë gjëra të miat. Një motër do thoja.”– u shpreh ajo në një intervistë televizive.