Në rrjetin social TikTok shpesh shfaqen disa “sfida” të çuditshme, herë-herë edhe të rrezikshme.
Por sfida më e fundit i ka lënë shumë njerë zpa fjalë. Një grup i madh përdoruesish të rrjetit social kanë nisur një sfidë për moslarjen e kokës për plot 30 ditë.
Ata kanë filmuar flokët e tyre pas 30 ditësh pa i larë, duke pretenduar se në këtë mënyrë forcohet skalpi dhe floku bëhet më i bukur por edhe më rezistent.
Hashtag-u #hairtraining ka marrë tashmë mbi 164.3 milionë shikime, me shumë video që tregojnë se TikTokersst kalojnë javë të tëra pa i larë flokët. Ja një shembull:
@kaitmoritz I went 18 days without washing my hair! My secrets to hair training are brushing and oiling your hair daily, Redken dry shampoo, and crimping your hair so it looks less oily. #GetCrackin #hairtraining #hairwashday #hairtrainingtips #hairtraining101 #hairwashingroutine #hairwashing #hairwashroutine #hairtok ♬ original sound - Kait
Por a mbështetet në të vërtetë kjo praktikë e trajnimit të flokëve nga ndonjë provë shkencore?
Në fatk është e kundërta! Ka arsye pse duhet t'i lani flokët më shpesh se një herë në muaj, përveç dëshirës për të pasur miq, takime të suksesshme dhe njerëz të gatshëm për të ndarë kapelet tuaja.
Nëse nuk e lani rregullisht kokën çdo ditë gjëra të tilla si papastërtia, pluhuri, insektet, vajrat, patatinat dhe ndotës të ndryshëm bien në kokën tuaj. Çdo ditë, skalpi juaj prodhon vaj dhe grimca të tjera gjithashtu. E gjithë kjo mund të çojë në acarim, kruajtje, inflamacion dhe flakërim të lëkurës. Nëse bëhet mjaft keq, mund të filloni të humbni flokët.