Salsano Rrapi e zhduku nga fotoja, Luizi ia kthen keq

27 October 2023, 17:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Salsano Rrapi e zhduku nga fotoja, Luizi ia kthen keq
Luiz Ejlli dhe Salsano Rrapi

Salsano Rrapi postoi në InstaStory-n e tij një foto me të gjithë pjesëmarrësit e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” dhe i vetmi që kishte prerë nga fotoja ishte Luiz Ejlli.

Ndjekësve nuk i shpëtoi ky detaj dhe ia vunë në pah, mirëpo nëpër takime me fansat nisi të bënte batuta se “Vetëm një luan kishin” e nisi të hidhte thumba për Luizin, ndaj ky i fundit s’ia ka lënë mangut.

“Kjo ishte hera e fundit qe me lejojne te flas per filmin. Kisha edhe nje batute perle per nje qeros por po e ruaj per ndonje dite me shi”, komentoi Luizi krahas postimit ku shfaqej gjatë premierës së filmit në Shkup.

Salsano Rrapi e zhduku nga fotoja, Luizi ia kthen keq

Radha e Salsanos tani...


Video