Ronaldo largohet për herë të dytë (dhe përfundimisht) nga shtëpia e BBV

11 April 2023, 23:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ronaldo largohet për herë të dytë (dhe përfundimisht)
Ronaldo

Ronaldo la sonte shtëpinë e Big Brother, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.

Prime e kaluar, Vëllai i Madh i dha një avantazh Nitës, duke qenë se ishte lidere e shtëpisë. Ajo kishte dy mundësi zgjedhje, midis grupit të vjetër të banorëve dhe atij të riut, njërit prej tyre t’i falte imunitet.

Nita zgjodhi që imunitetin t’ia japë grupit të vjetër, duke dërguar automatikisht në televotim Efin, Kiarën, Bledin dhe Ronaldon. Ky i fundit edhe pse bëri gjithçka për të qëndruar, i rezultoi pa sukses.

 

 


Video