“Romeon nuk e konsideroja të fortë…”, Dea Vieri komenton banorët: Meritoni krijon situata kot, Egla aktron, do të dalë Graciano

19 February 2024, 22:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Romeon nuk e konsideroja të fortë…”, Dea Vieri
Dea Vieri

Dea Vieri, ish-banorja e BBV, ishte e ftuar sot në emisionin “Big Brother Radio” në TAR, ku foli rreth eksperiencës së saj shumë të shkurtër.

Ish-banorja Dea Vieri ka komentuar lojën e banorëve në “BBV3”.

“Unë e kam thënë që kisha piketuar disa persona që kisha ndërmend të debatoja. Unë shihja potencial te Egla, Ilnisa. Për mua Romeo përpiqej, por nuk e konsideroja shumë lojtar të fortë, në mënyrën si argumentonte ishte pak i vakët”.

Por si i ka ndryshuar nominimi banorët?!

“Meritoni e ka ndjerë shumë presionin e nominimit, ka krijuar situata kot. Roza ka filluar lutjet e veta. Eglën e kam parë të qetë, mendoj se nuk e meriton te dalë. Aktron në shumë situata, është një aktore e mrekullueshme. Kam frikë se mund të dalë Graciano…”.

E eleminuar vetëm pak ditë më parë, Dea kujton ditën që la përfundimisht shtëpinë e “BBV3”.

“Atë ditë isha deri diku e qetë, edhe pse në atë shtëpi nuk mund të jesh gjithmonë e qetë. Ai nominim erdhi papritur, nuk prisja të dëgjoja emrin tim. Megjithatë publiku nuk e kishte parë njësoj siç e kisha menduar unë. Aty ka edhe shumë persona të tjerë që nuk janë shumë aktivë… Gabimi im kryesor ka qenë që kam bërë një përllogaritje kohore të gabuar. Prita shumë…”

 


Video