Romeo në BBVA3, reagon Donaldi: Qenka shumë më e vështirë vëllai im...

14 January 2024, 16:47Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Romeo në BBVA3, reagon Donaldi: Qenka shumë më e
Romeo dhe Donaldi në Big Brotherin e parë VIP

Binjakët përsëri u ndanë nga njëri-tjetri, por me një arsye të njëjtë. Këtë herë Romeo u bashkua kastit të banorëve në “BBVA3”.

Për këtë vendim të Romeos, Donaldi doli me një reagim në Instagram duke i shprehur përkrahjen për rrugën e re të vëllait të tij.

“Kam thënë gjithmonë qe “Big Brother” është eksperienca me e vështirë qe mund të përjetosh. Nuk e dija që të shohësh nga jashtë vëllain, gjysmën time, qenka shumë më e vështirë. Suksese zemra ime!", shkruan ai.

Donaldi dy vite më parë shkoi deri në finale, por nuk e fitoi çmimin e madh, duke u mposhtur nga konkurrenti Ilir Shaqiri, balerini i njohur.

Romeo në BBVA3, reagon Donaldi: Qenka shumë më e


Video