Risia e fundit e WhatsApp është befasuese, do të lejojë të komunikoni edhe nëse nuk keni internet

5 January 2023, 18:36Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Risia e fundit e WhatsApp është befasuese, do të lejojë
WhatsApp

Aplikacioni Whats App vjen gjithmonë e me risi më befasuese për përdoruesit e saj. Së fundmi, ka lançuar një përditësim i cili do u lejojë përdoruesve të këtij aplikacioni që të bisedojnë edhe nëse nuk kanë internet.

Përditësimi i ri i lejon njerëzit të qëndrojnë në linjë duke përdorur serverë proxy, të cilët do t’i lejojnë ata të shmangin llojet e mbylljeve ose blloqeve të internetit që janë krijuar.

WhatsApp tha se e lançoi këtë funksion në përgjigje të një stuhie mbylljesh globale, përfshirë Iranin.

Në një deklaratë WhatsApp u shpreh se bllokim i internetit u mohon njerëzve të drejtat dhe u ndalon atyre që të marrin informacione dhe ndihmë në kohë urgjente.

Kompania tha se “dëshira e saj për vitin 2023 është që këto mbyllje të internetit të mos ndodhin kurrë”.

Teksa më tej shtuan, se nëse ky bllokim i internetit vazhdon atëhere WhatsApp do  t’i lejojë përdoruesit të fusin emrin e një serveri proxy dhe ta përdorin atë për t’u lidhur me internetin.


Video