Rikthehet Tirana Rock Festival

14 November 2023, 22:37Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rikthehet Tirana Rock Festival
Rikthehet Tirana Rock Festival

Pas suksesit në puntatën e parë, Tirana Rock Festival rikthehet me një edicion të dytë me artistët më të mirë.

Sipas organizatorëve, “T-Rocks është një manifestim i rockerëve më të mirë shqiptarë ndër vite, yjeve të së sotmes talenteve të së ardhmes, dhe një reflektim muzikor shpërthyes i Tiranës. S'ka rrymë muzikore qe përçon  më shumë energji, antikonformizëm, rebelim kundër status-quo e sfidim të tradicionales, sesa muzika rock! Ajo ka shoqëruar lëvizjet antiraciste, rënien e murit tè Berlinit e zhvillimet demokratike”.

Artistët pjesëmarrës do të jenë CoreLeoni, Asgjë Sikur Dielli, Offchestra, Peter Pan dhe Guitar & Cello

Festivali do të zhvillohet në Parkun Olimpik të Tiranës më 9 dhjetor.


Video