Rihanna kryeson listën si artistja më e pasur

4 January 2023, 22:37Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rihanna kryeson listën si artistja më e pasur
Rihanna

Të ardhura marramendëse, 11 yje botërore kryesojnë listën si artistët më të pasur në botë. Ajo gjithmonë do të mbetet një divë por jo vetëm në muzikë por edhe si artistja më e paguar.

Rihanna tani është muzikantja më e pasur me një pasuri 1.7 miliardë dollarë dhe vijon që të kryesojë renditjen gjatë dy viteve të fundit. Një pjesë e madhe e pasurisë së saj gati 1.4 miliardë dollarë vjen nga sipërmarrjet e saj të biznesit.

Të ardhurat e majme vijnë kryesisht nga linja e saj e kozmetikës “Fenty Beauty” së bashku me grupin francez të luksit LVMH, kompana e të brendshme të quajtur “Savage x Fenty” por edhe nga mediat sociale kryesisht Instagram ku ajo promovon markat e saj. Muzika vendoset në plan të dytë dhe që nga suksesi i saj i parë në 2005 dhe mbetet një nga artistet më të dëgjuara pavarësisht se nuk ka publikuar një album prej vitesh.

Jay-Z renditet në vend të dytë. Pasuria e tij prej gati 1.5 miliardë dollarë ka ardhur kryesisht nga shitja e albumeve, kompania në pronësi të tij Rocaëear dhe studioja diskografike Roc-A-Fella Records. Pas martesës me Beyonce, pasuria e tyre në total arrin në mbi 1 miliardë.

Paul McCartney, gjithashtu i bashkohet listës si njeriu më i pasur, por kjo nuk është aq edhe befasi pasi edhe në vitin e kaluar kryesonte listën. Kompozitori dhe këngëtari ka shkruar 32 këngë për të arritur në numrin 1 në Billboard Hot 100.

Andrew Lloyd Webber nuk është pak i njohur. Një nga muzikantët më të mëdhenj të të gjithë kohërave dhe në të gjithë karrierën e tij është nderuar me 14 çmime mes tyre Emmy, Grammy, Tony, Golden Globe etj. Pasuria e tij vlerësohet 1.2 miliardë dollarë është organizator i Teatrit Broadëay dhe ka shkruar muzikën e 20 hiteve. Pjesë e listës janë gjithashtu edhe muzikantë të tjerë si Bono, Celine Dion,Madonna, Dolly Porton.


Video