Teksa bisedonte dy ditë më parë me Kiarën, Luizi i premtoi asaj se pas daljes nga "Big Brother Vip Albania" nëse ai do e fitonte çmimin e madh do shkonin së bashku një javë me pushime në Maldive. Por, moderatorja i tha këngëtarit se nuk është sezoni kur të dalin ata në muajin Mars dhe këngëtari i propozoi që të shkojnë në Bangkok.
Por, për çiftin, që ende nuk është i konfirmuar tamam, ka ardhur një gjest i veçantë nga reperi shqiptar GBani.
Në një koment në Instagram, ai i ka ofruar Luizit dhe Kiarës 1 javë pushime falas në Zakynthos të Greqisë, në resortin e një shqiptari nga Vlora.
“I nderuar Luiz,duke ndjek Big Brother Albania VIP 2, të dëgjova që shprehe dëshirën për të vajt pushime nja 1 javë me zojen e shpis në Maldives. Pasi u informove nga Kiara se nuk asht sezoni i duhur për shkak të motit, ri shqyrtove opsionet duket fut në listë Shqiprin’, Greqin’ dhe disa vene të tjera.
Pasi folem me pronarin e resortit 3Vilat në Zakintho’, ram dakord që fiton s’fiton, 1 jav’ a 2 a 3 a sa jav’ pushime të dush, i ke nga ne. Pronarin e resortit e kemi Vlonjat, un vet jam Mirditor, siç shikon të don gjith Shqipria për origjinalitetin që ke. T’ rujt i Madhi Zot dhe fitofsh çmimin e madh, ashtu sikur ke fitu përkrahjen e shqiptarve!”, shkruan G Bani në profilin e tij në Instagram.
