Reperi 22-vjeçar flet për lidhjen me Wanda Nara: Unë jam me të, por…

10 October 2022, 13:15Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reperi 22-vjeçar flet për lidhjen me Wanda Nara: Unë jam me
Wanda Nara, L-Gante dhe Icardi

Wanda Nara dhe L-Gante… Thashethemet për ish-zonjën Icardi ishin në qendër të një programi televiziv argjentinas, ku i ftuar ishte reperi, i cili tregoi për marrëdhënien e tij me sipërmarrësen.

Prezantuesja Mirtha Legrand e pyeti drejtpërdrejt: "A je i dashuruar me Wanda Narën? Më thuaj të vërtetën". Përgjigja e 22-vjecarit nuk vonoi: "Unë jam me të, është shumë herët për t’u dashuruar".

Më pas ai shtoi: "U dashurova vetëm me një grua në jetën time dhe ishte e vetmja femër që kisha. Nuk u lidha më pas me asnjë tjetër".

Kjo përgjigje e artistit argjentinas i referohej nënës së vajzës së tij, Tamara Baez. I pyetur nëse është në lidhje me Wanda Narën si shoqe apo si femër, reperi saktësoi:

"Ju mund të jeni të interesuar si mik apo për ndonjë gjë tjetër, por e rëndësishme është ta njihni atë për të ditur se për çfarë të flasim”.



Video