Rrjeti social ‘Tik Tok’ dhe ‘Instagram’ u tejmbush dje dhe sot me video nga koncerti i Butrint Imerit. Në ato video, dëgjoheshin dy zëra: ‘Luizi, Luizi’ dhe ‘Serbi, Serbi, të *** r***’.
Video u shpërnda masivisht, madje u bë edhe lajm në disa portale showbizi në Shqipëri dhe Kosovë, duke u marrë si e vërtetë dhe jo një montim. Pas bujës së madhe ka reaguar vetë Butrinti. Këngëtari ka ndarë në ‘instastory’ video dhe foto nga koncerti, e në mes të tyre ka publikuar një foto të zezë, në të cilën shkruan: Fake, fake, fake’– si përgjigje e asaj që u përfol.

Madje ai ka publikuar edhe video, si për të treguar se në sfond nuk përmendet Luizi.
Me këtë përgjigje, Butrinti konfirmon se në video nuk është thënë asgjë për Luizin. E gjitha ka qenë një modifikim i bërë (mbase nga fansat e Luizit dhe Kiarës, kjo e fundit, ish-partnerja e këngëtarit për rreth 2 vite).