“Pse rri me nerva gjithë kohës këtë vit?” Arbana Osmani i përgjigjet pyetjes që e ka bërë shumëkush

8 January 2023, 19:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Pse rri me nerva gjithë kohës këtë vit?” Arbana
Arbana Osmani

Në postimin e fundit të moderatores së “Big Brother Vip Albania”, Arbana Osmani, komentet kanë qenë të shumta nga ndjekësit.

Por nuk kanë munguar as përgjigjet e Arbanës.

Një ndjekës i bëri Arbanës pyetjen që na mundon të gjithëve: “Moj Arbana, si ka mundësi që këtë vit rri me nerva gjatë gjithë kohës? Na mungon ai pozitiviteti që jepje vitin e kaluar”, shkroi ndjekësja.

 

Arbana iu përgjigj menjëherë duke shkruar: “Vetëm se nuk qesh kur temat për të cilat diskutohet janë serioze, nuk do të thotë që “rri me nerva”. Edhe vjet ka qenë njësoj, edhe vitin tjetër do të jem njësoj. Po ju, nga vjet kujtoni finale, se ajo ishte e fundit dhe finalet janë gjithmonë të bukura. Pozitiviteti aty është gjithmonë se është pjesë e imja, nuk e zhbëj dot edhe sikur të dua.”



 


Video