“Pse qani?” Pas daljes së Jozit nga “BBV”, Xum Allushi nuk kursehet me Loredanën: Merr valixhen dhe dil!

5 February 2025, 19:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Pse qani?” Pas daljes së Jozit nga “BBV”, Xum
Xum Allushi

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4” u organizua një dasmë, me protagonistë Loredanën dhe Jozin. Por ky event festiv u kthye shumë shpejt në “sherrnajë” të madhe mes banorëve.

Pas përfundimit të spektaklit në mbrëmjen e kaluar, tensionet mes banorëve të shtëpisë vazhduan edhe më tej. Gjatë darkës, Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine” dhe duke e kritikuar për moskërkimin e faljes pas incidentit gjatë dasmës së tij dhe Loredanës.

Ish-banori i “BBV4”, Xum Allushi ka reaguar:

“Sapo mora vesh lajmin që Jozi është përjashtuar nga gara lidhur me debatin që ka pasur mbrëmë me Gjestin dhe m’u duk vendim i drejtë nga ana e produksionit. Një gjë nuk kuptoj me banorët e tjerë, pse qajnë sikur ka ndodhur ndonjë vaki. Pse qani? Të gjithë do dalin. Unë dola, vazhdon jeta. Lori pse e bën kaq të madhe, merr valixhen dil edhe ti, vazhdoni jetën…”


Video