Ermiona Lekbello nuk e fshehu kurrë mbështetjen dhe simpatinë kundrejt Luiz Ejllit brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother Vip. Dyshja dhuroi momente shumë të bukura dhe meme që kujtohen ende sot.
Por, pas përfundimit të spektaklit, ata nuk janë parë bashkë dhe askush nuk e vuri re duke menduar se Ermiona jeton në Itali. Gjithsesi, situata duket se është ndryshe. Gjatë një video-live në rrjetin social Tik Tok, Ermiona foli për Luizin, ku tregoi se ky i fundit nuk i kthen as mesazhin.
“Luizi s’kthen as mesazh.I çon mesazh urimi, Luizi bën sikur është në autobuz. Ça ka Luizi, po Luizi ça ka? Po ktej do vish o Luizi, ke shpia vjehrrës dhe vjehrrit do vish ndonjëherë atje në Verona,d o mërzitesh dhe ktej do e sjellësh kokën.” - shprehet Ermiona.