“Po vdisja…”, Graciano u eliminua nga BBVIP, ja si e priti Argjira (FOTO)

21 February 2024, 14:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Po vdisja…”, Graciano u eliminua nga BBVIP, ja si e priti

Balerini i njohur, Graciano Tagani, ishte banori i cili u eliminua përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP 3”, gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme.

Edhe pse rrugëtimi i tij ishte i shkurtër, Graciano arriti që të krijonte shumë dinamika brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Gjithashtu me hapjen e Kutisë së Pandorës, ku nominoi Heidi Bacin, Romeo Veshajn dhe Elvis Myrtan, ai u komentua shumë.

Kjo bëri gjithashtu që ai të kishte armiqësi me disa nga banorët. Ai madje u largua mbrëmjen e djeshme pa takuar asnjë banor.

Por sapo ka dalë nga shtëpia e BB VIP 3, sigurisht që ai ka takuar partneren e tij, Argjira Spancën. Kjo e fundit ka postuar një “Instastory” një video ku Graciano shfaqet duke e puthur, ndërkohë krahas saj shkruan:

“Po vdisja për këtë ditë”.

“Po vdisja…”, Graciano u eliminua nga BBVIP, ja si e priti


Video