Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një duet? Apo protagoniste në klip? Nuk dihet me siguri se çfarë duan Efi dhe Mozzik-u në të njëjtën video, por gjithsesi presim të shohim se çfarë do të sjellë dyshja.
Me një video në TikTok, në makinë, me Efin, reperi ka njoftuar se do të publikojë së shpejti këngën e re me një pjesëz të saj në sfond.
Efi, ish-konkurrente e Për'puthen dhe e Big Brother VIP Albania, mori shumë popullaritet dhe dashuri nga publiku, veçanërisht pas daljes nga reality i fundit. Thënë këtë, prania e saj në klipin e Mozzik është një lëvizje e mirë marketingu, sidomos në TikTok, ku hashtag-ët me emrin e Efit kanë miliona shikime.