“Plot një vit sot!”/ Beatrix i habiti të gjithë, këngëtarja ‘kujton’ Donald Veshajn (Foto)

27 January 2023, 20:09Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Plot një vit sot!”/ Beatrix i habiti të gjithë,

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj ishin një ndër emrat më të komentuar përgjatë edicionit të parë të “BBVIP”. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme historia e dashurisë së këngëtares me Donaldin u bë kryefjala e mediave për disa muaj me radhë.

Pas daljes nga shtëpia Beatrix i dedikoi një këngë aktorit të humorit, të cilën edhe pas ndarjes së tyre ajo vendosi ta mbaj ende në ‘YouTube’.

“Plot një vit sot!”/ Beatrix i habiti të gjithë,

Madje ditën e sotme ish-banorja ka kujtuar nëpërmjet një postimi në InstaStory se kënga e titulluar ‘Faj’ ka bërë plot një vit nga dita e publikimit.

“Faj mbush plot një vjeç sot”- shkruan këngëtarja.

Kujtojmë se “Big Brother” lidhja e Beatrix me Donaldin u cilësua nga ndjekës dhe fansa si “tradhti” e aktorit ndaj Bora Zemanit. Me këtë status të fundit mund të thuhet se Beatrix bie dakord me këtë etiketimin “tradhtar” ndaj aktorit.

“Plot një vit sot!”/ Beatrix i habiti të gjithë,

Disa kohë më parë Trixa ishte e ftuar në ‘Prive’ ku u pyet nëse ishte në rregull me veten për gjërat që ka bërë në BBV: “Me veten kam qenë ok në çdo hap që kam bërë. Kur e kthej kokën pas jam shumë krenare për veten, për gjërat që kam treguar edhe për Trixën shumë krenare. E vetmja gjë që më ka ardhur keq dhe e kam vujatur është që e ka përjetuar familja sepse i kam rënduar psikologjiksiht. Nuk ka qenë e lehtë”.

Gjithashtu Beatrix zbuloi edhe nëse është zhgënjyer nga eksperienca e saj në format. “Nuk e shoh si zhgënjim e shoh si mësim. Unë kam mësuar shumë gjëra. Është një eksperincë që më ka bërë shumë mirë, më ka bërë të mësoj për njerëzit, për jetën, të vlerësoj veten më shumë se gjithçka”– tha ajo asokohe.



Video