Këngëtarja e famshme, Britney Spears, i ka vënë “flakën” rrjeteve sociale me postimin e bërë së fundmi, ku shfaqet nudo.
Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video ku shfaqet e shtrirë në bregdet. Britney ka vënë në pah format e saj trupore nën rrezet e diellit.
42-vjeçarja tregoi se po mendon që të bëjë ndërhyrje estetike tek të pasmet. “Mendoj të bëj injeksione në bythë për ta bërë atë më të plotë ashtu”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë të shumta ishin komentet negative që këngëtarja mori nga ndjekësit e saj, ndërsa ajo e fshiu menjëherë postimin.
Në mediat rozë është aluduar shumë për shëndetin mendor të saj, që pasi fitoi të drejtën të mos jetë më në kujdestarinë e të atit.
View this post on Instagram