Shëndeti i aktorit hollivudian Bruce Willis është përkeqësuar. Aktori, 67, vjeç, lajmëroi në mars largimin nga skenat e filmave duke zbuluar se është prekur nga afazia, një sëmundje që shkakton humbje të aftësisë për t’i shërbyer vetes. Tani divi “duket se nuk kupton shumë atë që i thonë të tjerët”, zbuloi një burim për sitin amerikan RadarOnline.com dhe është duke kaluar periudhën para Krishtlindjes me familjen e tij, veçanërisht me gruan Emma Heming dhe dy vajzat e tyre: Mabel 10 vjeçe dhe Evelyn, 8. Por, pasi bëri publike sëmundjen, në jetën e tij janë shumë të pranishme edhe ish-gruaja Demi Moore, me të cilën ka qenë i martuar për 11 vite, martesa e cila lindën tri vajza: Rumer (34 vjeç), Scout (31) dhe Tallulah (28). Të gjitha ato “e dinë se Bruce nuk do të jetë përgjithnjë – zbuloi burimi për RadarOnline.com —, dhe kështu po shijojnë çdo moment së bashku”.
“Vajzat nuk mund ta imagjinojnë Krishtlindjen pa Bruce. Është e dhimbshme ta shohësh atë të përkeqësohet, por gjithçka që mund të bëjnë është t’i thonë se e duan dhe të luten për një mrekulli Krishtlindjesh”, përfundon burimi.
Ndërkohë është zbuluar edhe testamenti i aktorit i cili nuk u ka lënë asgjë vajzave që ka nga martesa me Demi Moore, pasi ai ka menduar se ato janë në gjendje t’ia dalin vetë. Shumica e të ardhurave të aktorit do të shkojnë për bashkëshorten e tij dhe vajzat e tyre. Bruce u ka lënë vetëm 1% të gjithë pasurisë së tij tre vajzave të mëdha, përkatësisht nga 1 milion dollarë.
“Bruce donte të sigurohej që të kujdesej për familjen e tij të re”, tha burimi. “Ai beson se Rumer, Scout dhe Tallulah kanë marrë më të mirën nga ajo që ai i ka ofruar financiarisht gjatë gjithë jetës së tyre.”