Pasi Bora i tha “Po” propozimit për martesë, Donadi zbulon detaje të reja nga marrëdhënia e tyre

13 December 2023, 09:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pasi Bora i tha “Po” propozimit për martesë, Donadi zbulon

Mbrëmjen e djeshme u mbajt në në Cineplexx premirera e filmit “5 herë JO”, ku protagonistët kryesorë janë Donald Veshaj dhe Bora Zemani.

Çifi dhanë një intervistë teksa po kalonin në tapetin e kuq, ku ndanë emocionet e tyre me publikun dhe zbuluan detaje të reja nga jeta personale.

E teksa dyshja u pyetën nga gazetari Eni Shehu se kush gatuan dhe i lan enët në shtëpinë e tyre, Donaldi tha se asnjëri.

Pjesë nga intervista

Donaldi: Fillim i mbarë. Akoma nuk jemi përshëndetur me njerëzit, më duket sikur nuk jemi ne arsyeja që ata njerëz janë këtu. Po më bëhet qejfi

Eni: Si e keni ndarë detyrat e shtëpisë kush lanë enët? Kush gatuan?

Donaldi: Askush. Nuk gatuajmë, nuk bëjmë as pis

Eni: Kush bën më shumë surpriza?

Donaldi: Të dy, ne kemi rradhë

Eni: Surpriza e fundit që të ka bërë Bora?

Donaldi: Më ka bërë një aparat dhe unë jam i apasionuar pas fotografisë

Eni: Kush vonohet më shumë para pasqyrës

Bora: Unë kam më shumë punë për t’u bërë gati

Eni: Zënka më shpesh dhe kush mban më shumë inat?

Donaldi: Zënka të vogla

Eni: Kush thotë i pari më fal?

Donaldi: Nuk e kemi këtë, kuptohemi me sy

Eni: Kush heq dorë  nga egoizmi i vet për të mirën e marrëdhënies?

Donaldi: Te dy e kemi bërë

Eni: Kush sjell më shumë lek në shtëpi?

Donaldi: Ne jemi një motor i fuqishëm me 2 pistona

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme Donaldi i propozoi për martesë Borës dhe kjo e fundit i tha “Po”, ndërsa në këtë moment kaq të rëndësishëm për dyshen i parnishëm ishte edhe djali i moderatores nga lidhja e mëparshme, Arbori.


Video