Xhami mbrojtës shpëtoi pikturën “Mullarët” e Claude Monet

25 October 2022, 17:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Xhami mbrojtës shpëtoi pikturën “Mullarët” e
Ambientalistët radikalë dëmtojnë veprën 110 milionë dollarë të Monet

Pak ditë më parë një numër mediash kanë raportuar se piktura “Mullarët” e Claude Monet është dëmtuar nga aktivistë ambjentalistë kur ata hodhën pure patatesh mbi të.

Pjesë e mediave ishte dhe Vox News ku raportoi se në 23 tetor 2022, dy aktivistë nga grupi ambjentalist Letzte Generation (Brezi i Fundit) hodhën pure patatesh mbi veprën e artit impresionist “Mullarët” të piktorit francez Claude Monet, në Muzeun Barberini në Potsdam të Gjermanisë.

Sipas tyre, ky veprim kishte qëllim rritjen e ndërgjegjësimit rreth njerëzve që “janë duke vdekur urie, duke ngrirë, duke vdekur” si pasojë e “katastrofës klimaterike”, ndërsa opinioni publik “shqetësohet për supë domatesh apo pure patatesh mbi një pikturë.”

Në raportimin tonë thuhej se piktura është dëmtuar rëndë, sepse nuk ishte e mbrojtur nga një xham.

Në të vërtetë, piktura e Monet nuk është dëmtuar. Që ditën e veprimit të aktivistëve, një zëdhënës i Muzeut Barberini tha se piktura është e mbrojtur me xham. Në të njëjtën kohë, muzeu pohoi në Twitter se, duke qenë se piktura ka xham mbrojtës, nuk ishte dëmtuar në ndonjë mënyrë.

Postimi në Twitter i Muzeut Barberini pohon “sot, më 23 Tetor, pikturës “Mullarët” të Monet iu hodh pure patatesh nga dy aktivistë të “Letzten Generation”. Meqë piktura është e veshur me xham, hetimi paraprak i konservuesve tregoi se nuk ishte dëmtuar në asnjë mënyrë.”

Në një postim të mëtejshëm, Muzeu Barberini ka deklaruar edhe se piktura do të ekspozohet sërish në sallat e tij duke filluar nga 26 Tetori.

***

P.S. Lajmi eshte ripunuar pas disa pasaktësive që u konstatuan. Pjesa me bold është korigjuar nga versioni i mëparshëm



Video