Pajtimi i madh/ Sabiani suprizon Ilir Shaqirin: Sa po flisja keq për ty...

28 January 2023, 20:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pajtimi i madh/ Sabiani suprizon Ilir Shaqirin: Sa po flisja keq për ty...
Pajtimi i madh/ Sabiani suprizon Ilir Shaqirin: Sa po flisja keq për ty...

I ftuar ditën e sotme në “Se luan Topin” ka qenë balerini i njohur dhe fituesi i Big Brother VIP1, Ilir Shaqiri.

Një nga raportet që ra më shumë në sy gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka qenë raporti që balerini krijoi me këngëtarin Sabianin.

Teksa i premtonin njëri-tjetrit se miqësinë e afërt që kishin krijuar do ta ruanin edhe jashtë shtëpisë, duket se nuk ndodhi kështu.

Menjëherë pas daljes nga shtëpia Iliri dhe Sabiani duket se nuk kanë patur një raport aq të afërt duke bërë kështu edhe komente “pikante” kundrejt njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

“Eksperienca e BBV ishte një eksperiencë jetë dhe jo pa qëllim e bëra dhe tatuazh.” – tha Iliri

Erjona: A kanë mbetur më miq nga BigBrother?

Iliri: Shoqërohem me shumë prej tyre, Arbri, Paloma, Meridianin…

Me vëllain nuk kemi një komunikim. Kjo ka ndodhur pa dëshirën e asnjërit në një mënyrë natyrale. Sepse njeriu kur bën disa deklarata duhet të ketë kujdes me ato që thotë.

Teksa thoshte këto, ne studio vjen Sabiani dhe nis të këndojë.

“Sa po flisja keq për ty…

Ishte një keqkuptim që mund të ketë ndodhur, por ju ja arritët kësaj që ne të pajtoheshim.

Deri nga maji jemi dëgjuar, pastaj ishte dhe ajo dasma që nuk më erdhi… sepse tha që unë e di që ky nuk do vij në dasmën time. Nuk ka ndodhur asgjë, nga një herë një fjalë më shumë apo më tepër që sjellin keqkuptime, por në të vërtetë nuk ka ndodhur asgjë” - tha Iliri i emocionuar.

Ata sqaruan se s’ka pasur asnjë hatërmbetje konkrete mes tyre, por largësia i ka distancuar disi. Megjithatë pavarësisht kësaj ata thanë se do të mbeten miq të mirë e të mbajnë në zemër njëri-tjetrin.

Sabiani: Jemi shumë pranë studios ku ne dolëm të përqafuar me fitoren tënde të madhe, dhe thashë të vij të përqafojë prapë vëllain tim.

Iliri: Ky takim do bëje namin, ma jep dorën, çkemi, kështu rrinim në atje dorë për dore. Deri nga maji jemi dëgjuar, pastaj ishte dasma që ky s’më erdhi, se tha e di që Iliri s’do më vije në dasmën time e as unë s’po i shkoj. Gjithsesi emrin e kishe aty.

Sabiani: Këtu nuk kemi ardhur për autokritikë. Njerëzit kur duhen shumë bëhen pak fanatikë dhe xhelozë për njëri-tjetrin.

Iliri: Nuk ka ndodhur asnjë gjë, nganjëherë një fjalë më shumë e më tepër sjellin ndonjë keqkuptim dhe njerëzit që i përcjellin dhe interpretojnë. Kjo ishte historia.

Sabiani: Unë Ilirit i them që ka qenë gjithmonë vëllai im, edhe më vëllanë nga nëna ndonjëherë zihem por Iliri e di pesë minutëshin tim dhe e di që e ka vuajtur pjesën që ne nuk kemi folur.

Iliri: E vërtetë është.


Video