“Pagova një eskortë, ndihem i vetmuar”, rrëfimi i 70-vjeçarit: Bashkëshortes time do i vinte turp…

12 November 2022, 12:51Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Pagova një eskortë, ndihem i vetmuar”, rrëfimi i

Një 70-vjeçar është bërë viral në rrjet pas pyetjes që kish shkruar për revistën The Sun:

“Vetmia më ka shtyrë që të paguaj që takohem me një eskortë, por tani më vjen shumë turp”, thotë ai.

*Rrëfimi i 70-vjeçarit për The Deidre:

Që kur gruaja ime u vendos në një qendër kujdesi pasi u diagnostikua me Alzheimer, unë ndihem i humbur.

S’kemi kaluar asnjë ditë të ndarë që kur ishim adoleshentë, sot unë jam 70 dhe ajo 68-vjeçe.

I premtova vetes se nuk do e dërgoja asnjëherë në një qendër kujdesi, por s’mund të kujdesesha mjaftueshëm vetë. Tani ndihem sikur e kam zhgënjyer.

Ajo mezi më shikon kur shkoj ta takoj, nuk kam miq, ndërsa djali ynë i vetëm udhëton në gjithë vendin.

Në një moment dëshpërimi, gjeta numrin e një eskorte në internet. E takova këtë grua dhe pimë çaj e biseduam. Ajo më përqafoi në fund.

Fillimisht isha nervoz, por nuk u ndjeva vetëm. Nuk bëmë seks, por jam i neveritur me veten.

Vë bast që gruaja ime do të turpërohej.

Përgjigja e Deidre 

Nuk ke për çfarë të ndihesh fajtor, nuk kishe zgjidhje tjetër.

Gjithashtu s’keni pse të ndiheni keq që kërkuar shoqërinë e një femre. Vetmia mund të jetë një ndjenjë shumë izoluese.

Megjithatë, ka shumë mënyra të tjera se si mund të takoni njerëz.

 

Shenim: *The Deidre është një rubrikë e revistës britanike The Sun me pyetjet nga kexuesit 


Video