Olta e shihte si aleate, por do të "tërbohet" kur të dëgjojë se çfarë ka thënë Tea për të pas daljes nga BBV

14 February 2023, 20:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Olta e shihte si aleate, por do të "tërbohet" kur të
Tea Trifoni

Tea Trifoni doli nga shtëpia e ”Big Brother Vip 2” të shtunën, dhe e ftuar në “Shqipëria live” tha se nuk dëshiron që fitoren ta marrë Olta, pasi nuk ka simpati për të, edhe pse brenda shtëpisë u duk sikur me të ishte më e afërt.

Tea u shpreh se nga sa ka parë jashtë fitoren e merr Luizi, por ajo vetë do të donte një vajzë.

“Duke parë reagimin e publikut patjetër që mendoj se e fiton Luizi. Unë kisha dëshirë ta fitonte një vajzë. Olta konsiderohet lojtare e fortë, por nuk dua ta fitojë ajo. Nuk kam pasur simpati për të”, tha Tea.


Video