Olsi Jazexhi fyen publikisht Zhaklin Lekatarin, Bieta Sulo: Askush nuk mund të bëjë policinë morale (VIDEO)

29 September 2022, 23:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Olsi Jazexhi fyen publikisht Zhaklin Lekatarin, Bieta Sulo: Askush nuk mund
Olsi Jazexhi dhe Zhaklin Lekatari

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në emisionin "Ftesë në 5”. Gjithçka nisi nga tema e programit që lidhej me kërkesën për legalizimin e poligjinisë që kishte bërë avokatja Migena Balla.

Poligjini - është një lloj martese, ku burri ka më shumë se një grua.

Të ftuar për të diskutuar rreth kësaj çështjeje ishin Olsi Jazexhi, bashkëshort i avokates dhe blogeres Zhaklin Lekatari.

Gjatë programit, Olsi Jazexhi ofendoi Zhaklinën, që nga mënyra ironike e të folurit, përdorimi i termave si "o rrush" e deri te aludimet të jetës së saj private.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ftesë në 5 (@tch_ftesene5)

Bieta Sulo kërkoi që me Jazexhiun të mbyllej lidhja duke e larguar kështu nga programi.

Përmes një postimi në Instagram, ajo është shprehur:

"Sot nuk ishte një emision i zakonshëm. Një të ftuari kërkova t’i fikej mikrofoni, derisa vendosa edhe ta largoj nga emisioni. Është jo thjesht e turpshme, por tërësisht e patolerueshme që goditje nën brez: fyerje personale, futje nën çarçafin e krevatit të çdonjërit, lincim publik dhe përdhosje e figurës publike të lejohen.

Sikundër edhe e shpreha dhe reagova ashpër përgjatë emisionit deri në largim të të ftuarit, dënoj çdo fyerje dhe nuk mund të pranoj që pikërisht në 'Ftesë në 5”, emisionin që ka shtyllë të vetën “mbrojtjen dhe lartësimin e dinjitetit të gruas”, të denigrohet kush mendon ndryshe. As në 'Ftese ne 5' dhe as në shoqërinë tonë nuk mundet kush të bëjë “policinë morale."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo)


Video