Shumë njerëz besojnë se nuskat dhe hajmalitë na mbrojnë nga syri i keq.
Lidhur me këtë ka folur teologu Miron Çako, i cili shpjegoi se çfarë janë nuskat, që përdoren si shkrime në letra apo objekte të vogla.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, teologu tha se këto nuska të mbajnë larg perëndisë dhe ndikojnë te marrëdhënia me të.
“Nuskat janë disa shkrime të futura në një lloj letre apo objekte që njerëzit i mbajnë në karakterin fatsjellës, apo për t’i mbrojtur nga diçka. Por cështja është a funksionon nuska si mbrojtje? Problemi është që njeriu bie shumë poshtë kur beson te nuska. Ky objekt që e ka krijuar vetë njeriu ose një tjetër dhe ia ka dhënë. Pra, është diçka e krijuar nga njeriu. Edhe kjo në qoftë se ne do ta mbajmë, kthehet në një lloj perëndie, edhe të prish marrëdhënien me perëndinë. Fyen perëndinë, i cili është ai që ndikon dhe mbron jetën njerëzore".
Njerëzit thonë: ‘Vajta te x, te magjistari, ose fallxhori. Mbajta këtë nuskën u bëra mirë, por ky është një mashtrim, sepse ti ke hequr lutjen me perëndinë dhe ke vënë komunikimin me një sharlatan që është një magjistar”, tha Çako.