Kjo fundjavë ka nisur me reshje shiu dhe sipas parashikimeve e tillë do të përfundoj. Për shumëkënd edhe nëse kanë bërë ndonjë plan për t'u larguar jashtë kryeqytetit moti i kufizon në lëvizje, pooor, kemi një ide se si mund të kalohet fundjava në mënyrën me perfekte të ndryshme: në një qendër shërbimesh për trupin dhe fytyrën!
Po, po dhe të gjitha këto i gjeni në një vend të vetëm, Golden Spa Relax.
Golden spa ofron një game të gjerë shërbimesh duke filluar nga trajtime të ndryshme trupi, trajtime dhe pastrime fytyre, depilime, trajtim këmbësh, trajtim duarsh, masazhe të ndryshme dhe sigurisht të gjitha këto shërbime shoqërohen me sauna, banjo turke,dush tropikal dhe zona relaks.
Golden Spa ka një stil oriental, si në ambiente edhe në mënyrën e shërbimeve që ata ofrojnë.
Duke pasur parasysh që trajtime të tilla relax janë të trashëguara që në kohët e lashta, Golden Spa sjellë në mënyrë sa më natyrale duke ruajtur me fanatizëm stilin oriental dhe aplikimin me duar, pa pasur nevojë për aparatura të ndryshme.
Në këtë kohë me shi natyrshëm shkon mendja vetëm tek masazhi, ndaj rezervoni për të qetësuar trupin dhe mendjen pas një jave të lodhshme.